Bazhdari kandidon në Shkodër. Rama takim me strukturat e PS, nën masa të rrepta sigurie

Apr 2, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar dje kandidaturën e Keti Bazhdarit për postin e kreut të Bashkisë në Shkodër.

Këtë Rama e ka bërë me dije në një takim nën masa të rrepta sigurie që siç raporton korrespondenti i Panorama në këtë qytet, nuk jan parë më parë. Takimi u mabjt në teatrin “Migjeni” pa praninë e mediave, ku personat pjesëmarrës kanë kaluar dy rradhë kontrolli në trup dhe iu është kërkuar të fikin celularët.

Keti Bazhdari

Rama ka prezantuar kandidat për rrethet e qarkut të Shkodrës, si dhe personat që do menaxhojnë fushatën. Këta janë: Paulin Stërkaj; Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi.

Ndërsa kryetarja e Partisë Socialiste në Shkodër, Megi Ajtyresa do jetë zëdhënësja e Edi Ramës për të gjithë fushatën, punë që do ta kryejë në Tiranë.

Sipas të dhënave, mësohet se Namik Kopliku është personi që do marrë kontakte me strukturat e partisë. Mimoza Hafizi me kandidaten e Shkodrës do mbulojë pjesën propagandistike të fushatës. Ndërsa Paulin Stërkja do mbulojë fushatën në gjithë qarkun e Shkodrës.

Për deputetin Stërkaj Rama ka bërë edhe një batutë për detyrën e ngarkuar:

“Paulini megjithëse që ka peshë, meqë ka qenë sportist i peshave të rënda, e përballon edhe këtë ngarkesë”,- tha Rama.

LSI pershendet konfirmimin e Keti Bazhdarit per bashkine e Shkodres

Petrit Vasili ne emer te LSI-se e ka vleresuar si nje kandidate te shkelqyer kandidaturen e Keti Bazhdarit, duke theksuar se Shkodra e meriton ndryshimin me fitoren e saj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura