Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Basha flet pas votimit: Proces unik! Vlerat tona janë konkurrenca, debati dhe shprehja e lirë

Jun 13, 2021 | 10:32
SHPËRNDAJE

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar sot rreth orës 10:15 në zgjedhjet për drejtuesin e selisë blu.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Basha e konsideroi votimin një proces unik, i bazuar sipas tij te vlerat e demokracisë, shprehjes së lirë dhe konkurrencës.

Së pari dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik, dua të falënderoj demokratët anembanë Shqipërisë, kujdestarët e procesit komisionerë vëzhgues, në këtë proces unik, të vlerave tona, të vlerave të demokratëve, të zgjedhjet një anëtarë një votë të kryetarit të PD. Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, të shprehjes së lirë, konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha.

basha voton 1

GARA 

Kryetari në detyrë i PD, Basha, sfidohet në zgjedhjet brenda partisë nga tre kandidatë, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

Demokratët mbajnë zgjedhjet e brendshme në parti pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit ku Edi Rama siguroi mandatin e tretë qeverisës. Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet një “masakër elektorale” duke pretenduar për manipulime dhe shit-blerje të votës. Lulzim Basha drejton prej gati 8 vitesh PD-në.

Ai u zgjodh drejtues i partisë në vitin 2013 pas dorëheqjes së Sali Berishës, ndërsa u konfirmua në një mandat të dytë në vitin 2017. Kujtojmë se qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe procesi do të përfundojë në orën 19:00. Në total në gjithë vendin janë 76 qendra votimi, ndërsa kanë të drejtë vote 75 mijë anëtarë demokratë.

votimi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura