Mark Marku kundër Valentina Dukës dhe Shezai Rrokajt: Kastë feudale e tenderave, donin të manipulonin…

Dec 13, 2017 | 9:52
SHPËRNDAJE

Në ambientet e fakultetit Histori-Filologji, ditë ditë pas botimit për dekan, vazhdojnë ende tensionet nga pedagogë dhe vëzhgues të komisionit të cilët kanë versione të ndryshme për vendimet që nxorën fituesin.

marku

Pedagogu Mark Marku, në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, ka rrëfyer versionin e tij duke nënvizuar se ka pasur sipas tij manipulim të votave nga komisioni.

Sipas tij, presionet kanë qenë nga forca të jashtme që duan të kenë ndikim mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

“Unë mendoj se kjo kasta mafioze e Universitetit, mafia e tenderëve e kanë bërë edhe herë të tjera. Problemi është shpërndarë nëpër universitete, por këtu vëmendja ka qenë shumë e përqendruar dhe fakulteti ynë është i vogël ka personalitete të jetës publike dhe këtu ka shpërthyer sistemi i manipulimit. Unë mendoj se është arritur një fitore jo vetëm se ka fituar dikush, se mund ta arrinte kushdo nga kolegët tanë, por është testuar se këtu strukturat zgjedhore janë struktura manipulimi, që vota e pedagogëve është manipuluar jo vetëm këtu, por në të gjitha zgjedhjet e tjera nëpër fakultete dhe këtu ka qenë vëmendja më e përqendruar”.

Ku janë shkeljet e ligjit?

E para: KiZ-i i ka hequr të drejtën një personeli me kohë të plotë që të votojë në zgjedhj, gjë që ligji e ka saktësisht të qartë se kush duhet të votojë dhe kush jo. KiZ-i me vetëdije duke e njohur shumë mirë rregulloren e ka përjashtuar këtë kandidat. Kjo është shkelja e parë dhe është fakt i provuar. Rasti i dytë mendoj që ishte edhe më flagrant. Ka të bëjë me ndërhyrjen e KiZ në votimin e studentëve.. Dy përfaqësues të KiZ erdhën dhe kërcënuan studentët për të votuar, morën rolin e policit dhe filluan ti kontrollonin….u angazhuan me kërcënime ndaj studentëve.

Kë përkrahte KiZ sipas jush?

KiZ mendoj se përkrahte ruajtjen e gjendjes aktuale në fakultet, strukturat e vjetra që kanë drejtuar fakultetin dhe që janë një kastë, do të thoja edhe mafioze,  të cilët e mendojnë fakultetin si pronë të tyre, nëpërmjet presioneve dhe favoreve kërkojnë të manipulojnë votën universitare. Të njëjtën gjë donin të bënini edhe në fakultetin tonë.

Pse mendoni se ka qenë më e favorizuar kandidatja Ajula Jubani?

Unë e di që ajo është mbështetur nga Valentina Duka, që sot është deputete e PD. I vetmi problem etik që kemi ne si pedagpgë është se, as Valentina Duka, as Shezai Rrokaj nuk mund të përcaktojnë nga jashtë dekanin e fakultetit. Këtë mund ta them etikisht, pasi nuk është normale që 85 pedagogëve t’u përcaktohet nga jashtë pasardhësi, nuk është e drejta feudale në universitet. Ne kemi dashur ti japim fund të drejtës feudale të përcaktimit të kandidatëve sipas klaneve, grupeve të cilët e dominojnë universitetin. E vetmja betejë është këtu, pastaj politikisht të gjithë janë të shpërndarë, dikush me PD-në dikush me PS-në. Kemi një etikë kolegësh ku secili ka bindjet e veta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura