Zgjedhjet në Vlorë/ Kreu i Shtetit mesazh Luan Ramës: LSI është themeluar mbi emrin e Ilir Metës. Nuk e kam humbur…

Apr 16, 2021 | 21:03
SHPËRNDAJE

“Se kam humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend”, kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndërsa u pyet për faktin pse qyteti i Vlorës është i mbushur me postera “Voto nr.2”, ndërkohë që nr.1 është Luan Rama.

meta

Në një intervistë për “6+1 Vlora ”, Kreu i Shtetit thotë se procesi zgjedhor në këtë qytet është i rrezikuar publikisht.

Pyetje: Si i shikoni zhvillimet për LSI në Vlorë? Nuk po kuptojmë pasi e gjithë Vlora është e mbushur me numrin 2. Ndërkohë që ju, LSI ka numrin 1 Luan Ramën.

Presidenti Meta: Unë nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla për forca të caktuara politike, përfshirë edhe LSI që është një forcë e themeluar mbi emrin e Ilir Metës. Se kam humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend. Nuk dëshiroj të hyj më tej në komente, por për mua mbetet i rëndësishëm procesi zgjedhor dhe ai në Vlorë është i rrezikuar publikisht edhe nga inkurajimi që kryeministri aktual dhe një ndër kandidatët e Vlorës i bën Gjiknurit, regjisorit të dosjes Dibrës që të bëjë një tërmet edhe në Vlorë. Ky është një provokim i rëndë për qytetarët se këto eksperimente në Vlorë do kishin një kosto shumë të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura