Zgjedhjet në SHBA/ Presidenti i SHBA-ve: Votova për një djalë me emrin Trump!

Oct 24, 2020 | 20:23
SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka votuar 10 ditë para zgjedhjeve amerikane të 3 nëntorit.

trump

Mediat e huaja raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngjes në Florida, në një bibliotekë që ishte kthyer në qendër votimi, por nuk u pa i shoqëruar nga gruaja e tij, Melanie Trump.

Trump ka një shtëpi në atë Florida dhe e kaloi vendbanimin e tij atje vitin e kaluar nga vendlindja e tij, që ishte New York-u.

“Unë votova për një djalë me emrin Trump”, tha ai me një buzëqeshje ndërsa doli para medieve. Teksa votonte, ai mbajti një maskë, e cila është e rrallë për presidentin, i cili kaloi edhe infeksionin COVID.

“Ishte një votim shumë i sigurt. Shumë më i sigurt sesa kur dërgoni një fletë votimi me postë, unë mund t’jua them pse. Çdo gjë ishte perfekte, shumë e rreptë, e drejtë nga rregullat. Kur dërgoni fletën tuaj të votimit me postë, kurrë nuk mund të jetë e sigurt”, tha Trump.

Pothuajse 55 milion Amerikanë tani kanë hedhur vota të parakohshme pasi koronavirusi e ka bërë votimin personal më problematik.

Në 2016 ai fitoi ndaj Hillary Clinton kurse kësaj radhe përballë do ketë një figurë të njohur të politikës amerikane, ish-zv/presidentin Joe Biden.

Gjithsesi ai votimin e sotëm personalisht e ka konsideruar përmes një shënimi në Twitter: “Një nder i madh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura