Zgjedhjet në Serbi/ Gazetari për “Panorama TV”: Ja arsyet pse Beogradi do të marrë votat e serbëve të Kosovës

Nov 30, 2023 | 15:22
SHPËRNDAJE

Gazetari Nexhat Behluli, në një intervistë për “Panorama TV”, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, dhe rolin e votimit të serbëve të Kosovës.

Behluli është shprehur se në listat e nominuara për deputet potencial në subjektet serbe, nuk ka kandidat nga serbët e Kosovës, ndërsa ngre dyshime mbi insistimin e Serbisë për ofrimin e mundësisë për votimin për këta shtetas.

Ndër të tjera ai thekson se ka dy arsye se pse Serbia kërkon të kryet votimin edhe nga këta shtetas.

Sipas tij, Serbia tenton që Kosovën ende ta paraqesë si krahinë të vetën, si edhe krijon mundësin e  manipulimit dhe vjedhjes së votove, pasi disa prej votuesve rezultojnë me vendbanim ende në Kosovë, edhe pse janë shpërngulur në Serbi.

Nexhat Behluli: Qeveria e Kosovës edhe kësaj here i ndaloj hapjen e qendrave të votimeve në vendbanimet serbe në Kosovë që të votojnë. Komisioni republikan zgjedhor në serbi ka vendosur të hapë pesë vendvotime në komuna përreth kufirit me Kosovën. Aty do kenë mundësi serbët e Kosovës të votojnë. Shuma prej tyre kanë nënshtetësi të Kosovës.

Në listat, të nominuara për deputet potencial në subjektet serbe nuk kemi parë që ka kandidat serb nga Kosova që kandidojnë. Nuk e dimë pse insiston Serbia shumë që të mundësohet votimi i serbëve në Kosovë, për është edhe mundësi që të manipulohet.

Për dy arsye bëhet kjo, Serbia tenton që Kosovën ende ta paraqesë si krahinë të vetën, dhe e dyta ajo që opozita serbe e kundërshton shumë, është se me ato vota, që në lista zgjedhore figurojnë numër i lartë por janë të shpërndarë, kemi serb që janë larguar nga Kosova dhe jetojnë në Serbi, por ata ende figurojnë në listat e votuesve ku kanë pasur vendbanimin, si serbë të Kosovës.

Kjo është një mundësi që të vidhen votat dhe të manipulohen nga partitë politike në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura