Debati për kreun e PS: Blushi: Disa deputetë më mbështesin privatisht

Feb 8, 2016 | 15:21
SHPËRNDAJE

blushi

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka zbardhur pas mbledhjes së grupit të PS-së detaje nga debati i zhvilluar brenda dyerve të saj, në lidhje me një dokument që ai u ka vënë në dispozicion deputetëve të tjerë të partisë ku tregon se si në 30% të neneve është shkelur statuti i PS për zgjedhjet e kreut të ri të partisë.

Blushi ka pranuar gjithashtu se ka edhe kolegë të tjerë që e pranojnë privatisht se ajo që ai po kërkon, pra gara për kreun e PS, është e drejtë pasi Rama ka një mandat 7-vjeçar, pra të mbaruar.

A është e vërtëtë që keni prezantuar përmes një dokumenti shkeljet?

Po është e vërtetë, i kam përgatitur grupit parlamentar dhe Asamblesë një material dokument që vërteton se statuti i PS është shkelur në të paktën 30% të neneve që vërteton që ligji për partitë politike në Shqipëri është shkelur në thelbin e vet, fryma e Kushtetutës është shkelur në rastin kur PS nuk bën zgjedhje, kur prej 7 vjetësh kryetari ka një mandat jashtëstatusor, ilegjitim dhe kur forumet nuk mblidhen prej 3 vjetësh.

Ku është shkelur?

Partitë politike ndërtohen mbi disa parime…parime që burojnë nga të drejtat kushtetuese: parimi i mbledhjes, zgjedhjes, s’ka zgjedhje prej 4-5 vitesh, papajtueshmërisë së mandateve, gjysma e anëtarëve të kryesisë janë ministra apo sekretarë, parimi i llogaridhënies, financimit të partive, s’dihet cfarë buxheti ka.

Dua të them një gjë që për mua ka rëndësi: Ky debat brenda PS të cilin s’jam i vetmi që bëj pjesë s’është i brendshëm, pra që s’i takon vetëm anëtarësië. Dua t’u pyes ju dhe gjithë shqiptarëve, a mund të jetë Shqipëria një vend demokratik, modern nëse partitë politike s’janë demokratike? A mund të ketë drejtësi, parlament të dekriminalizuar nëse partitë s’janë të hapura, s’bëjnë zgjedhje, kthehen në biznes privat, fusin njerëz me të shkuar kriminale? Jemi e vetmja parti që në 10 vjet na është kërkuar të dekriminalizohemi.

Nëse partitë, pra uji që ushqen këto përrenj s’është i pastër, të gjitha institucionet do jenë të ndotura, s’do ketë pavarësi dhe shpresë për të gjithë brezat e rinj, konkurencë të lirë, të mbrojtur, nëse partitë nuk çlirohen nga kapja dhe diktati. Kjo po ndodh edhe sot në PS, zgjedhjet mohohen dhe anëtarësia nuk pyetet.

Ka nga ata që thonë hajde flasim për reformat, tani kemi refoma s’ja vlen të bëjmë zgjedhje. Imagjinoni nëse Merkel do thoshte mqse po na dynden refugjatët, s’duhet të bëjmë zgjedhje.

Grupin vetëm e njoftova për këtë dokument, shpresoj të kenë reagimet e tyre por për mua ka rëndësi që grupi të njihet me shkeljet e rënda.

Aleati juaj në qeverisje, LSI është përfshirë në një proces zgjedhor..

S’marr përsipër të komentoj asgjë për partitë e tjera.

Keni marrë mbështetje nga deputetë tjerë?

Unë flas me të gjithë deputetët dhe për hir të së vertetës, privatisht më japin të drejtë se s’ka pse mandati i kryetarit të jetë 7 vjet, kryesia ka 3 vjet që s’mblidhet, është njësoj si parlameti të mos mblidhet por qeveria të vijojë të marrë vendime.

Më vjen keq që gjithë partia përpiqet të justifikojë veprimet e një njeriu, ne nesër s’do jemi në këtë parti, por ata që do vijnë nesër pas nesh ska pse të mbartin mëkatet tona.


Ben Blushi per statutin by e-d21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura