Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VOA: Shqiptarët morën një numër të madh deputetësh përtej pritshmërive

Jul 16, 2020 | 19:07
SHPËRNDAJE

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut, duket se Lidhja Social Demokrate e ka fituar garën me dy deputetë më tepër ndaj VMRO-së opozitare.

5f0f5d69247e6.image

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vazhduar numërimin e votave deri pasditen e e së enjtes, ndërsa ka bërë me dije për një sulm kibernetik nga jashtë në faqen e internetit dhe në sistemin e përpunimit të të dhënave. Por nga 96 përqind e materialeve të përpunuara rezulton se Lidhja Social Demokrate ka fituar 46 vende në parlament, kurse VMRO-DPMNE-ja 44. Bashkimi Demokratik për Integrim 15; Aleanca për Shqiptarët me Alternativën 12, e Majta 2 vende dhe Partia Demokratike Shqiptare një vend në parlamentin prej 120 vendesh. Këto nuk janë rezultate përfundimtare dhe mund të jenë objekt i ndryshimeve, por eventualisht njërës parti t’i shtohet një dhe tjetrës t’i hiqet një mandat deputeti, nëse ato 4 përqind të votave të papërpunuara mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit.

Drejtuesi social-demokrat Zoran Zaev tha mbrëmë gjatë një atmosfere festive se partia e tij kishte siguruar 49 deputetë VMRO-ja sipas tij kishte 46.

“Me një përparësi bindëse dhe të qëndrueshme për momentin me mbi tre mandate deputetësh ndaj VMRO-DPMNE-së, me mundësinë edhe të një a dy deputetëve më tepër koalicioni ynë është fitues i zgjedhjeve parlamentare”, tha mbrëmë zoti Zaev.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim pas llogaritjeve që kishte bërë deri mbrëmë para mesnate, dilte me 12 deputetë të sigurtë.

Koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, sipas përllogaritjeve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ka marrë 12 vende në parlament, ndërkohë që zyrtarë partiak thanë se kishin dalur fitimtarë në kampin politik shqiptarë, por pa hollësi lidhur me numrat.

Me një deputet të Partisë Demokratike Shqiptare që është vetë kryetari i saj Menduh Thaçi, partitë shqiptare do të kenë 28 vende, duke mos llogaritur këtu postet e Lëvizjes Besa e cila doli në koalicion me LSDM-në maqedonase, por që do të ketë fituar në listën e përbashkët 3 a 4 poste ligjvënësish. Ky cikël zgjedhor duket të ketë qenë mjaft i suksesshëm për shqiptarët, të cilët nuk kanë pritur realisht një numër të këtillë.

VMRO-ja nuk e ka pranuar humbjen, në pritje të përpunimit të rezultateve të plota nga qendra e saj analitike dhe vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, partia opozitare është shprehur se duhet pritur në qetësi dhe me maturi rezultatet. Hristijan Mickovski i VMRO-së tha të enjten se partia e tij është ajo e cila duhet të marrë mandatin për formimin e qeverisë.

Procesi u vëzhgua nga dhjetra përfaqësues të ODIHR-it përfshirë dhe diplomatë të ambasadave në Shkup.

Shefja e misionit të ODIHR-it në Shkup, Laima Andrikiene tha të enjten në një konferencë shtypi se zgjedhjet në përgjithësi u menaxhuan në mënyrë të efektshme në mes të sfidës së pandemisë me koronavirusin, por se qëndrueshmëria ligjore u rrezikua me rishshqyrtimet thelbësore të Kodit zgjedhor dhe rregullimet ‘ad hoc’ gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, “Fushata me tone negative megjithatë ishte konkurruese dhe garuesit patën mundësi të dëregojnë mesazhet e tyre. Mbulimit nga ana e medias i mungoi vlerësimi kritik mbi platformat kundrejt reklamimit të paguar, duke favorizuar partitë më të mëdha”, tha zonja Andrikiene.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura