Zgjedhjet në Maqedoni/ Zyrtarizohen 45 kryetarë komunash, në 35 komuna tjera do të rivotohet

Oct 16, 2017 | 13:30
SHPËRNDAJE

­­­­­­­

Në raundin e parë zyrtarizohen 45 kryetarë komunash, në 35 komuna tjera do të rivotohet

45 komuna u bënë me kryetarë që në raund të parë në zgjedhjet e djeshme lokale, ndërsa në 35 komuna tjera do të ketë raund të dytë më 29 tetor, njofton Zhurnal.

rezultati3

Në raund të parë janë zgjedhur kryetarët në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Veles, Dellçevë, Gjorçe Petrov, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Mavrovë, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Plasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resen, Sveti Nikollë, Sopishte, Strumicë, Qendër, Qendër Zhupa, Çuçer Sandevë dhe Debërc.

Raund të dytë do të ketë në Bogovinjë, Brvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçisht, GaziBabë, Gostivar, Dibër, Gradsko, Probishtip, Rosoman, Demir Kapi, Dollnen, Zhelinë, Zrnovc, Jegunovc, Kavadar, Kisella Vodë, Makedonska Kamenica, Karbinci,Likovë, Makedonski Brod, Novaci, Mogillë, Saraj, Nagoriçane e vjetër, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë, Shtip dhe Shuto Orizare.

LSDM në raundin e parë fitoi në 37 komuna, VMRO-DPMNE në tre, BDI në dy, kandidatë të pavarur në dy, dhe partia e truqve në një komunë.

Aleanca për Shqiptarët, forca e dytë në kampin politik shqiptar

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të djeshme lokale, tani më forcë e dytë te kampi politik shqiptar është Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Ziadin Sela, njofton Zhurnal.

Kjo vërehet nga fakti nga rezultatet e publikuara nga KSHZ për këshilltarë komunal ku Aleanca ka fituar 23% të votave, ndërsa Besa 22% të votave, ndërsa si forcë e parë ende mbetet Bashkimi Demokratik për Integrim me 42% të votave.

Njashtu Lëvizja Besa nuk ka mundur të shkojë në raundin e dytë për kryetarë komune as në Gostivar, Strugë e Dibër, ku në të njëjtat Aleanca për Shqiptarët është në balotazh me BDI-në.

“Zaev do të kërkon zgjedhje të parakohëshme për të forcuar pozitën e tij”

LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së është fituese apsolute e zgjedhjeve lokale të së dielës.

demiri-sulimani_1

Kjo parti ka njoftuar fitoren në 40 nga gjithsej 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në rrethin e dytë zgjedhor.

LSDM-ja, bazuar në të dhënat e përpunuara ka fituara komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.

Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit

“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Zaev.

Njohësit e rrethanave politike shprehen se tanimë Zoran Zaev i ka të gjitha parakushtet për të kërkuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare për të forcuar edhe më shumë pozitën e partisë së tij në Kuvend.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se në momentin kur të gjithë mendonin se VMRO do të kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare, këtë gjë do ta bëjë Zoran Zaev dhe me siguri në pranverën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

“Fakti që në zgjedhjet lokale nxjerri një rezultat jashtëzakonisht të favorshëm për LSDM-në, tregon se në momentin kur gjithë mendonin që VMRO-ja do të kërkon zgjedhje të parakohëshme, tani këtë gjë do ta kërkon Zoran Zaev edhe atë në pranverën e ardhshme do të ketë zgjedhje për një arsye shumë themelore, ajo është koalicioni i brisht në të cilën gjindet dhe fakti që në zgjedhjet e fundit VMRO-ja ishte fituese, Zaev detyrimisht do të kërkoj zgjedhje të parakohëshme për ta verifikuar mandatin e ardhshëm”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

I të njejtit mendim është edhe politologu Xhenis Sulimani. Sipas tij LSDM tashmë i ka të gjitha parakushtet për të nis përgatitjet për zgjedhjet parlamentare për ta forcuar edhe më shumë pozitën e saj në Kuvend dhe Qeveri.

“Numri i favorshëm nga zgjedhjet e fundit, plus edhe përkrahja e parezervë e shqiptarëve ndaj LSDM që rezultoi edhe në lokale, janë bazë që Zoran Zaev të kërkojë zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Xhenis Sulimani.

Paraprake, ja rezultati në komunat shqiptare

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, LSDM udhëheq në 49 komuna, VMRO-DPMNE në 10 komuna, BDI në 12 komuna, ASH në 2 komuna ndërsa kandidatët e partive tjera udhëheqin në komunat e tjera, ku do të shkohet në balotazh.

maqedoni

KSHZ theksoi se deri në orën 1 të mëngjesit janë numëruar dhe përpunuar 60,59 për qind.

Por ja si janë rezultatet në komunat shqiptare:

Komuna e Tetovës:

  1. Teuta Arifi, BDI = 13246
  2. Adnan Neziri, ASH =4862
  3. Goran Manojloski, OBRM-PDUKM = 6456
  4. Bilall Kasami, Lëvizja Besa = 8755
  5. Bardhyl Dauti, PDSH = 4564

Nga inaonline – 16/10/2017

Komuna e Gostivarit:

  1. Lenka Jovanoska, PSDM = 208
  2. Shpat Iseini, Koalicioni ASH = 1556
  3. Nevzat Bejta, BDI = 12095
  4. Arben Taravari, ASH = 11600
  5. Dafina Stojanoska, OBRM-PDUKM = 3543
  6. Asaf Ademi, Lëvizja Besa = 3104
  7. Sebajdin Izairi, PDSH = 703

Komuna e Strugës:

  1. Ramis Merko, BDI = 7916
  2. Ziadin Sela, ASH= 9289
  3. Sejad Solakoski, OBRM-PDUKM = 4149
  4. Lavdrim Elmazi, Lëvizja Besa = 1060
  5. Mendi Asani, PDSH = 53
  6. Vasil Ashtalkoski, LSDM = 7140

Komuna e Dibrës:

  1. Shkëlqim Xhafa, Koalicioni ASH = 328
  2. Ruzhdi Lata, BDI = 3419
  3. Arben Agolli, ASH = 2597
  4. Dragan Kllopçevski, OBRM-PDUKM = 685
  5. Xhemail Çupi, Lëvizja Besa = 1271

Komuna e Sarajit:

  1. Blerim Bexhetia, BDI = 7957
  2. Ekrem Alija, ASH = 3175

14.Bashkim Bakiu, Lëvizja Besa = 4578

15.Sefedin Aliu, PDSH = 277

Komuna e Haraçinës:

  1. Isuf Bislimi, BDI = 1.025
  2. Isen Ramadani, ASH = 841
  3. Ali Ismaili, Lëvizja Besa = 272
  4. Milikije Halimi, LSDM = 3.067

Komuna e Bogovinës:

  1. Berzah Bejtulahu, BDI = 3817
  2. Albon Xhemaili, ASH = 3118
  3. Minur Asani, Lëvizja Besa = 2717
  4. Elvir Iseni, PDSH = 1102
  5. Vebi Xhemaili, PPD = 226

Komuna e Tearcës:

  1. Isen Asani, BDI = 2.952
  2. Vojo Gogovski, OBRM-PDUKM = 684
  3. Nevzat Velii, ASH = 1.441
  4. Amir Elezi, Lëvizja Besa = 2.317
  5. Ruhan Ilazi, PDSH = 1.452
  6. Bobi Petrushevski, LSDM = 708

Komuna e Studeniçanit:

  1. Femi Jonuzi, BDI = 1812
  2. Mexhit Imeri, ASH = 172
  3. Rexhep Memeti, Lëvizja Besa = 1968
  4. Azem Sadiki, PDSH = 2875
  5. Akija Mustafovski, LSDM = 1332

Komuna e Zhelinës:

  1. Fatmir Izairi, BDI = 4.009
  2. Reshat Alii, ASH = 668
  3. Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa = 3.979
  4. Sali Ajdini, PDSH = 323.

 

BDI-ja udhëheq në 12 komuna. Ja renditja e partive të tjera

Sipas rezultateve fillestare që mbrëmë në konferencë për shtyp i kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatët për kryetar komunash të Bashkimit Demokratik për Integrim prijnë në 12 komuna,

maqedoni

LSDM-së në 49 komuna, VMRO-DPMNE-së në 10 komuna ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe grupeve të votuesve udhëheqin në komunat tjera. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski në konferencë për media, duke kumtuar një pjesë të rezultateve zgjedhore, vlerësoi se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe se në përgjithësi ka pasur ditë të suksesshme zgjedhore. “Gjatë ditës këshillat zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore janë ballafaquar me ndonjë problem teknik, por KSHZ-ja përmes udhëzimeve përkatëse i tejkaloi dhe vlerësoj se në përgjithësi kishim ditë të suksesshme zgjedhore”, tha Çiçakovski. KSHZ-ja në afat prej 12-të orësh pas mbylljes së vendvotimeve duhet t’i jap rezultatet e para.

LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së është fituese e zgjedhjeve lokale të së dielës.

zaev

Kjo parti ka njoftuar fitoren në 40 nga gjithsej 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në rrethin e dytë zgjedhor.

LSDM-ja, bazuar në të dhënat e përpunuara ka fituara komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.

Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit

“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Zaev.

LSDM-ja ka fituar edhe në komunën e Haraçinës ta banuar tërësisht me popullatë shqiptare.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në paraqitjen rreth mesnate ka shprehur kritika për mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke denoncuar parregullsi të shumta, sipas tij.

Gruevski tha se për të gjitha parregullsitë do t’i informojë organet kompetente, por gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë përgjegjësinë për humbje në zgjedhje.

Për rezultatin zgjedhor do të diskutojnë organet më të larta partiake dhe gjithsesi se edhe unë nuk do t’i ik përgjegjësisë për rezultatin e arritur”, ka deklaruar Gruevski pa saktësuar nëse do të japë dorëheqje.

Te partitë shqiptare, zgjedhjet kanë përfunduar vetëm në dy komuna, në Kërçovë ku ka fituar kandidati i BDI-së, por i mbështetur edhe nga partitë e tjera shqiptar, si dhe në një komunë tjetër më të vogël rurale, në Pllasnicë.

Në 12 komuna tjera të banuara kryesisht me popullatë shqiptare si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair si dhe komuna tjera do të ketë balotazh me kandidatëve të BDI-së si dhe lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dukshëm udhëheq në nivel të republikës. Mendoj se ky do të jetë mandati i 11-të i fitoreve të BDI-së”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI-ja pretendon se është fituese e zgjedhjeve me rreth 100 mijë vota.

Lëvizja Besa, ndërkohë, në vlerësimin e parë për zgjedhjet ka folur për parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor, të cilat ka njoftuar se i ka deponuar në organet përgjegjëse për procedim të mëtejmë.

Por, edhe kjo parti opozitare ka thënë se është fituese e zgjedhjeve pasi sipas saj ajo ka fituara vota pa koalicion me parti maqedonase, siç ishte BDI-ja me LSDM-në në disa komuna.

“Duke pasur parasysh se BDI-ja ishte në koalicion me LSDM-në, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Nga Aleanca për Shqiptarët, gjithashtu, kanë thënë se rezultati i tyre është dyfishuar, ndërsa kanë shpallur fitoren e kandidatëve të saj në Strugë dhe Gostivar, të cilët në rrethin e dytë kalojnë në avantazh kundrejt kandidatëve të BDI-së dhe LSDM-së.

Kjo parti në balotazh shkon edhe në disa komuna tjera me BDI-në. Ilmi Aziri nga shtabi zgjedhor i kësaj partie tha se në zgjedhjet e së dielës e dielës Aleanca për Shqiptarët i ka dyfishuar votat duke u bërë forca e dytë politike te shqiptarët.

“Këto zgjedhje shërbyen për të konfirmuar Aleancën për Shqiptarët si forcën kryesore kombëtare dhe progresive të së ardhmes, kurse Zijadin Sela u konfirmua si lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar Aziri.

Dalja në votimet e së dielës ka qenë pak më shumë se 50 për qind, te zonat e banuara me shqiptarë, dalja ka qenë me e ulët, madje në disa zona edhe deri në 40 për qind. /Rel

***

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KSHZ në faqen e saj zyrtare, LSDM prinë në 37 komuna, VMRO në 15 ndërsa BDI në 4, transmeton Zhurnal.mk

Sipas 14.22% të votave të numëruara në Manastir, prinë Natasha Petrovska me 61.98% përkundër Zoran Ilioskit me 32.81%. Në Bogdancë prinë Blazhe Shapov nga LSDM me 65.83% kundër Ivan Frangov me 39.76%. Në Kumanovë prinë Maksim Dimitrievski nga LSDM me 62.64% kundër Zoran Gjorgjevskit me 28.06%.

Në Veles prinë Ace Kocevski i LSDM me 48.98% kundër Slavco Cadiev nga VMRO me 46.27%.

Në Gazi Babë prinë Toni Trajkovski i VMRO me 49.03% kundër Boris Gjorgjievskit të LSDM me 44.75%, në Shtip prinë Ilco Zahariev i VMRO me 60% kundër Blagoj Bocvarskit të LSDM me 33%.

Në Tetovë prinë Teuta Arifi e BDI-së kundër Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa.

***

Vazhdon numërimi i votave në të gjitha komunat në Maqedoni, ku duket se deri më tani kandidatët e partive shqiptare përfaqësuese janë duke kryesuar bindshëm.

numerim-votash1

Pas numërimit të reth 70% të votave rezultatet zyrtare në Komunën e Dibrës që vijnë në adresë të Portalit DibraIme.com po kryeson kandidati për kryetar nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, RuzhdiLata, i ndjekur nga Arben Agolli i Aleanca për Shqiptarët dhe Xhemail Çupi nga Lëvizja Besa.

Pas numërimit të 70% të votave në Dibër deri më tani kryeson Ruzhdi Lata kryeson me 2014 vota, i ndjekur nga Arben Agolli me reth 1500 vota dhe pastaj Xhemail Çupi me 980 vota.

Në vazhdim Portali DibraIme do i jep rezultatet e sakta me përfundimin e numërimitnë të gjitha vendvotimet.

Zijadin Sela “blindon” Strugën, ky është rezultati surprizë i dalë nga kutitë

Janë numëruar rreth 47 për qind e kutive të votimit deri më tani në komunën e Strugës dhe sipas të dhënave të siguruara rezultati është ky:

Zijadin Sela kryeson me 33 për qind duke siguruar 4 213 vota kundrejt 23.92 për qind ose 3 053 votave të Ramis Merkos së BDI-së.

Në vend të tretë renditet Lavdrim Elmazi i Besës me 10.38 për qind, 1 .25 vota.

Gjithashtu në komunën e Strugës qytetarët kanë dalë që tani për të festuar fitoren e Selës.
Janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur në rrugë duke brohoritur e kërcyer për fitoren që në rrethin e parë të Ziadin Selës

Teuta Arifi dyfishon rezultatin ndaj Bilall Kasamit, çfarë po ndodh në Tetovë?!

Teuta Arifi e BDI-së është duke udhëhequr bindshëm deri më tani në komunën e Tetovës.
Përveç se po kryeson, Arifi ka arritur rezultat surprizë në disa fshatra ku më parë nuk ishte paraqitur mirë BDI-ja.

Siç mëson Albeu.com, deri më tani Teuta Arifi kryeson me 45.48 për qind duke siguruar 6 845 vota kundrejt 3 758 votave të Bilall Kasamit.

BDI-ja kryeson bindshëm në Likovë, ja sa vota kanë marrë Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli

Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, ndërkohë që janë siguruar të dhënat për kutitë e para.

Mësohet se deri më tani kryesonErkan Arifi i BDI-së me 47.37 për qind (3 825 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 29.12 për qind (2 351 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuzi i ASH-së me 12.70 për qind (1 025 vota).

Fatmir Dehari kryeson bindshëm ndaj VMRO-së në Kërçovë

Deri më tani në komunën e Kërçovës janë numëruar 33.96 për qind të votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë komunë kryeson bindshëm Fatmir Deharii cili ka marrë 60.49 për qind të votave ose 5.135 vota.

Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski ka marrë 39.51 për qind të votave ose 3.354 vota.

“Lufta” për Çairin, BDI “dërrmon” kundërsharët në kutitë e para

Deri më tani në komunën e Çairit janë numëruar 26.18 për qind të kutive dhe sipas të dhënave të dala nga to rezultati i deritanishëm është ky:

– Visar Ganiu, BDI- 15.59 për qind (2 984) vota;
– Zekerija Ibrahimi, BESA – 31.19 për qind (2 042) vota;
– Nermin Telovska – VMRO-DPMNE – 9.96 për qind (652 vota)
-Faruk Abdi – ASH – 8.46 për qind (554) vota.

Incidente gjatë numërimit në Kumanovë, ja kush kryeson deri më tani në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë

Vëzhguesit e qendrës për liri “Civil” kanë regjistruar incident gjatë numërimit të votave në një vendvotim në Komunën e Kumanovës.

“Në vendvotimin 1017/1 në Kumanovë, vëzhguesit e Lëvizjes Besa, kanë kërkuar të futen në vendin ku janë numëruar votat, pasi është mbyllur procesi i votimit. Aktivistët e Lëvizjes Besa janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të hynë gjatë numërimit. Komisioni zgjedhor i ka lëshuar brenda, pas çka ka intervenuar policia”, informojnë nga “Civil”.

Tani numërimi zhvillohet pa pengesa.

BDI po kryeson në Gostivar

Vazhdon procesi i numërimit në Komunën e Gostivarit.

Burime të albeu.com bëjnë me dije se deri më tani në këtë komunë kryeson Nevzat Bejta i BDI-së me 33.71 për qind të votave i ndjekur nga ArbenTaravari i Aleancës për Shqiptarët me 31.79 për qind të votave.

Ndërsa i treti në radhë për nga renditja vjen Asaf Ademi nga Besa me 19.80 për qind të votave.

Fatmir Dehari kryeson bindshëm ndaj VMRO-së në Kërçovë

Deri më tani në komunën e Kërçovës janë numëruar 33.96 për qind të votave.

Sipas rezultateve të deritanishme, në këtë komunë kryeson bindshëm Fatmir Deharii cili ka marrë 60.49 për qind të votave ose 5.135 vota.

Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski ka marrë 39.51 për qind të votave ose 3.354 vota.

BDI-ja kryeson bindshëm në Likovë, ja sa vota kanë marrë Erkan Arifi dhe Shaban Zendeli

Vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Likovës, ndërkohë që Albeu.com ka siguruar të dhënat për kutitë e para.

Mësohet se deri më tani kryesonErkan Arifi i BDI-së me 43.69 për qind (4 325 vota), i ndjekur nga Shaban Zendeli i Besës me 38.08 për qind (3 950 vota), në vend të tretë renditet Bekim Afuqi i ASH-së (1 225 vota).

Po vijon me ritme të kënaqshme numërimi i votave në komunën e Tetovës. 

Albeu.com mëson se deri më tani në këtë komunë kryeson Teuta Arifi e BDI-së me 39.39 për qind të votave (1 354 vota), e cila ndiqet nga Bilall Kasami i Besësme 36.63 për qind (1 259 vota).

Në vend të tretë deri më tani është Bardhyl Dauti i PDSH-së me 9 për qind (310 vota).

“Lufta” për Çairin, BDI “dërrmon” kundërsharët në kutitë e para

Deri më tani në komunën e Çairit janë numëruar 26.18 për qind të kutive dhe sipas të dhënave të dala nga to rezultati i deritanishëm është ky:

– Visar Ganiu, BDI- 15.59 për qind (2 984) vota;
– Zekerija Ibrahimi, BESA – 31.19 për qind (2 042) vota;
– Nermin Telovska – VMRO-DPMNE – 9.96 për qind (652 vota)
-Faruk Abdi – ASH – 8.46 për qind (554) vota.

 

Mbyllet votimi në Maqedoni, ja kur dalin rezultatet e para

Në gjithë territorin e Maqedonisë në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale 2017.

Në bazë të njoftimeve të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, mbi 885.044 e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale që i bie 49,02% për qind e votuesve.

Sipas të dhënave të KKZ-së në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës deri ora 17 e kanë ushtruar 29.531 votues apo 37.1 për qind.

Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar.

Deri në ora 17 është rritur fluksi i votuesve në Tetovë duke shkuar rreth 39% që i bie 32527 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Në Kërçovë deri ora 17, 49,21% apo 24.890 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Në Çair deri ora 17, 43,20% apo 24.888 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Në komunën e Bogovinës kanë votuar 34,27 për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 38,79, në komunën e Zhelinës 32 për qind, në komunën e Jegunovcës 39 për qind dhe në komunën e Tearcës 36,88 për qind.

Rezultatet e para priten të publikohen rreth orës 21:00./albeu.com

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura