Zgjedhjet në Kosovë/ Haziri: Ka ndodhur rikthimi i madh pas 12 vjetësh, LDK parti fituese

Oct 6, 2019 | 20:09
SHPËRNDAJE
Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për medias sonte ka bërë të ditur se kjo parti është e para në zgjedhjet e sotme parlamentare.

“Jemi përpara VV-së. E sigurt është që LDK e ka një diferencë ndaj partisë së dytë dhe një diferencë të madhe ndaj partisë së tretë. Në orën 21:30 do të dalim më të sigurt, do të mundohemi që deri në votën e fundit të qartësohet. Opozita është fituese e madhe dhe LDK është fituese. Rikthimi i madh ka ndodhur pas 12 vjetësh dhe LDK kthehet si parti fituese”, është shprehur Haziri.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të spekulojë për një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë së re./KosovaPress/ldk_2737

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura