Zgjedhjet në Itali, qendra e ekstremit të djathtë shpall fitoren! Giorgia Meloni: Do të qeveris për të gjithë qytetarët! Votuesit dërguan një mesazh të qartë

Sep 26, 2022 | 7:34
SHPËRNDAJE

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e zhvilluara në Itali një ditë më parë dhe duket se do të jetë kryeministrja e parë femër në shtetin fqinj.

Capture

Meloni pritet të formojë qeverinë më të djathtë në Itali që nga lufta e Dytë Botërore. Kjo duket se do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës duke qenë se Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Bashkimit Europian, shkruan BBC.

Megjithatë duke folur pas procesit zgjedhor, Meloni tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të qeverisë për të gjithë, në një dalje për gazetarët në Romën.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr”, u shpreh ajo.

Meloni pritet të marrë deri në 26% të votave bazuar në rezultatet paraprake, përballë rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë e lëvizjes së Melonit, e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia, tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, me 42.2%.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë varet nga presidenti, jo Giorgia Meloni dhe kjo do të marrë kohë.

Ky është rezultati i deritanishëm:

ff0c82e3-3bd7-487d-9506-53b3775ead59

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura