Zgjedhjet në Bullgari/ Rezultatet e para, partia e Boyko Borisov kryeson me 25% të votave

Oct 2, 2022 | 23:26
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar votimet për zgjedhjet e parakohshme në Bullgari. Mediat vendase kanë publikuar rezultatet e para të votimeve, ku kryeson partia GERB-SDS.

0842558516e625c219703103b64bc9ee

Sipas mediave, janë përpunuar 24.29% të të dhënave të votimit. Prej të cilave, 25.36% të votave kanë shkuar për partinë e Boyko Borisov, GERB-SDS.

Ndërsa partia e dytë, ajo e Kiril Petkov, “Ne vijojmë me ndryshimin” ka marrë 21.61% të votave.

Partia e tretë, “Rilindje” ka marrë 11.06% të votave. Mediat vendase shkruajnë se rezultatet përfundimtare duhen ditë për t’u përpunuar.

Nëse rezultatet konfirmohen sipas sondazheve, Borisovit do t’i jepet një mandat për të formuar kabinetin e tij të katërt.

Megjithatë, do të jetë një detyrë e vështirë për të që të krijojë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës, pasi shumica e grupeve politike kanë refuzuar paraprakisht çdo bashkëpunim me partinë e tij GERB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura