Zgjedhjet në Bjellorusi/ Berisha thirrje vendeve anëtare të OSBE: T’i ndërpritet menjëherë mandati Ramës, tre arsye pse hesht

Aug 11, 2020 | 21:42
SHPËRNDAJE

Pa procesit zgjedhor në Bjellorusi, rezultati i të cilit surprizoi vëzhguesit ndërkombëtar për shkak të manipulimeve të shumta, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i OSBE-së, kryeministri shqiptar Edi Rama, hesht duke mos bërë asnjë deklaratë.

sali berishaShqipëria mban këtë vit kryesimin e OSBE-së, ndërsa vetë organizata ka bërë një deklaratë për këto zgjedhje.

Sipas Berishës, shkaku i heshtjes së Ramës qëndron në tre arsye kryesore.

Madje, Berisha kërkon nga vendet anëtare të Organizatës më të madhe për siguri dhe bashkëpunim në Evropë me rreth 56 vende, që të konsiderojnë “ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Lukashenos së Tiranës”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Pse hesht Lukashenko i Tiranes ne krye te OSBE!

Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:

1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marrëveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetutën per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gjë te cilën Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura