Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Verli e Pinguli anëtarët e rinj

May 24, 2016 | 15:28
SHPËRNDAJE

Marenglen Verli dhe Edmond Pinguli janë dy anëtarët më të rinj të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

zgjedhjet ashMes valës së debateve mbi mënyrën se si po drejtohet Akademia, kjo e fundit u mblodh dje për të zgjedhur anëtarët e saj të rinj. Nga pesë vende të hapura, u plotësuan vetëm dy: fusha e historisë dhe e hidroenergjetikës, ku kishte vetëm nga një kandidaturë, ndërsa në fushat e biokimisë, mjekësisë dhe shkencave juridike e sociologjike kishte nga dy kandidatura.

Mësohet se në fushat e miratuara nga Asambleja kishin paraqitur kërkesat, listën e punimeve dhe studimet, 8 akademikë të asociuar. Sipas një njoftimi të Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e djeshme morën pjesë 32 nga 34 anëtarë të Asamblesë së ASH-së.

Mësohet se votimi i fshehtë, numërimi i votave, si dhe gjithë administrimi ligjor i procesit të votimit, u zhvillua nën drejtimin dhe prezencën e Komisionit të Votimit, i ngritur me aprovim të Asamblesë dhe i përbërë nga akademikët: Neki Frashëri, kryetar, Petraq Pepo, anëtar dhe Jorgaq Ka«ani, anëtar.

Në përfundim të votimit të fshehtë dhe të numërimit të votave nga Komisioni, nga 5 vende të hapura u zgjodhën dy prej tyre. “Tre vendet e tjera mbetën pa u plotësuar pasi kandidatët në garë nuk arritën numrin e duhur të votave, sipas statutit”, thuhet në njoftimin e Akademisë.

Ndërsa Edmond Pinguli në fushën e hidroenergjetikës dhe Marenglen Verlin në fushën e historisë morën numrin e duhur të votave, duke u bërë kështu anëtarë të përhershëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

DEBATI

Akademia e Shkencave është vënë prej disa javësh në qendër të një debati të hapur publik. Do të ishte akademiku Artan Fuga, i cili së pari do të ngrinte problemin e drejtimit dhe të politikave që po ndjek Akademia e Shkencave.

Pasi ia kishte paraqitur shqetë- simin e tij me shkrim kryesisë së ASH-së, prej së cilës nuk mori asnjë përgjigje, Fuga e bëri publik mendimin e tij, i cili gjeti përkrahje edhe nga akademikë më të vjetër, madje nga themelues të saj, si në rastin e akademikut Alfred Uçit.

Ky i fundit do të shprehej në një shkrim të tijin botuar në gazetën “Panorama” se drejtuesit e Akademisë e kanë kthyer këtë institucion në një çiflig privat dhe se po e drejtojnë atë me metoda të vjetruara.

Sa u përket zgjedhjeve të djeshme, Fuga i ka quajtur ato “antistatutore”, pasi, sipas statutit, kërkohet që “thirrja për kandidim për anëtarë të rinj të rregullt të Akademisë, për anëtarë të asociuar, pra për të gjithë nocionin “anëtarë të rinj” të bëhet thirrje publike”, çka, sipas tij, nuk është bërë nga ana e ASH-së.

Po ashtu, “statuti kërkon që kandidatët të kenë vepra madhore për vendin, por Akademia nuk ka përcaktuar asnjë parametër për të matur se çfarë quhet vepër madhore.

Po ashtu statuti, pra ligja e Akademisë, kërkon që kandidaturat më parë të shqyrtohen dhe votohen në seksione, pastaj të votohen përfundimisht, për t’u debatuar dhe marrë madje, nëse duhet edhe mendimin e specialistëve të jashtëm, kurse kryesia e Akademisë duke shkelur çdo ligj dhe normë statutore krijon mundësinë për trafiqe influencash duke i çuar akademikët jashtë çdo shqyrtimi kolektiv dhe të specializuar kompetent drejt e në kutinë e votimit. Kështu, verbërisht kërkohet që: biologu të votojë për juristin, inxhinieri për historianin, filozofi për mjekun, letrari për kimistin.

A ka vend në botë që mund të ndodhë kjo?”, ngre shqetësimin akademiku. Këtij debati i janë bashkuar edhe emra të tjerë të njohur të shkencës, ndërsa dy ditë më parë do të reagonte përmes një deklarate për shtyp edhe Partia Demokratike.

Sipas kësaj të fundit, duke folur për procesin zgjedhor në ASH-ja do të shprehej se “kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendimmarrje demokratike në institucionin që duhej të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.

Një pjesë e kryesisë së këtij institucioni, në shkelje të plotë të statutit të Akademisë, po vepron në mënyrën më sovjetike dhe staliniste të mundshme, për t’i imponuar komunitetit shkencor të Shqipërisë vendosjen e vasalëve të pushtetit në Olimpin e shkencave shqiptare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura