“Zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë”/ Basha: Më 25 prill do të zgjidhni për t’u integruar në BE ose…

Apr 8, 2021 | 20:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

lulzim basha

Në një status në Facebook, Basha u kërkon shqiptarëve që të votojnë Partinë Demokratike për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Reagimi:

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Është në dorën tuaj- Votoni PD dhe së bashku do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura