Zgjedhjet/ ‘Lufta’ për Prishtinën, ja dita kur merr fund ankthi

Nov 22, 2017 | 8:18
SHPËRNDAJE

Rezultati i ngushtë mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit në Prishtinë ka tensionuar situatën politike në dy kampet. Në “Vetëvendosje” janë të bindur se votat me kusht nuk e përmbysin rezultatin, derisa në LDK thonë se konfirmimi i fitores në Prishtinë është çështje ditësh, shkruan sot, gazeta Zeri.

prishtina

Rezultati i ngushtë zgjedhor mes kandidatëve në zgjedhjet e balotazhit në Prishtinë dhe pritja e numërimit të votave me kusht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë që të ashpërsohet retorika në dy kampet, në lëvizjen “Vetëvendosje” dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili pa votat me kusht, prin për mbi 230 vota nga Arban Abrashi i LDK-së, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren e tyre, por, sipas tij, kundërshtarët politikë po mundohen të dezinformojnë me shpifje dhe me sulme.
“Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen me të cilën nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ndërsa Arban Abrashi i LDK-së po ashtu në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri dhe ka akuzuar LVV-në se në ditën e votimeve ka organizuar transportin e qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar.

Në anën tjetër, analistët politikë thonë se KQZ-ja duhet t’i heqë të gjitha dilemat për transparencë gjatë numërimit të këtyre votave vendimtare, sidomos në rastet kur diferenca mes kandidatëve është shumë e vogël si në Prishtinë, në Prizren

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/lufte-per-prishtinen-kjo-eshte-dita-kur-p-464870/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura