Zgjedhjet lokale/ Përfundon takimi me Presidentin Begaj, Alibeaj: I sugjerova caktimin e një date sa më të afërt! Kur të flasë Kreu i Shtetit, të mos bëhet pengesë për…

Oct 5, 2022 | 19:31
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit Gazment Bardhit me Presidentin e vendit, Bajram Begajn.

enkelejdalibeaj-gazmentbardhi

Takimi ka zgjatur rreth një orë në Presidencë ku është diskutuar lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Alibeaj deklaroi se i ka kërkuar Presidentit që zgjedhjet lokale të zhvillohen në datën më të afërt të mundshme.

Alibeaj: Takim të gjatë me presidentin diskutuam disa çështje njëra ka lidhje me zgjedhjet lokale të pritshme dhe çështja kryesore është data e zgjedhjeve. Ajo se çfarë i shpjegova presidentit të Republikës është që përsa i përket datës se kur zgjedhjet do të mbahen që është mes 15prill-15 majit, i sugjerova që do të duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Presidenca duhet t’i japë një orë e më parë të drejtën shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre. Qëndrimi ynë është një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Shqiptarët kërkojnë të shprehin masivisht vullnetin e tyre

Në momentin se kur presidenti do të flasë për të caktuar datën e zgjedhjeve i kërkova që të mos bëhet pengesë për miratimin e reformës territoriale. Kuvendi ka vendosur zgjatjen e afatit deri më 21 tetor. I kërkova të mund të shprehej në një moment pas kësaj date për të mos u bërë pengesë apo për të mos krijuar keqkuptime. Ne jemi në angazhim për reformën territoriale.

Pyetje: Keni një koment për faktin se Presidenti i Republikës ka thërritur në takim edhe deputetin Oerd Bylykbashi?

Alibeaj: E pyeta Presidentin e Republikës, që jam thirur në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Partisë Demokratike. Kaq më mjafton për ta sqaruar. Është e drejta e Presidentit pastaj të thërrasë këdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura