Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ vendos datën 16 shtator për fillimin e fushatës zgjedhore

Jun 17, 2021 | 17:39
SHPËRNDAJE

kqz-kosove

Fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë do të zhvillohet nga data 16 shtator deri më 15 tetor. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vendin fqinj.

Data 16 tetor do jetë heshtje zgjedhore përpara votimeve që do realizohen në 17 tetor.

Gjithashtu, KQZ-ja me kryetarin e ri të emëruar, Kreshnik Redoniçi, bën me dije se aplikimi i votuesve nga Diaspora do të bëhet nga data 10 korrik deri më 20 gusht.

Mediat kosovare shkruajnë se Diaspora është caktuar që të votojë nga data 4 shtator deri më 15 shtator.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të partive Politike për regjistrimin e partisë, Partia Demokratike e Diasporës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura