Zgjedhjet lokale në Itali, kush është 38-vjeçari shqiptar që do kandidojë në bashkinë e Milanos

Sep 24, 2021 | 18:42
SHPËRNDAJE

zgjedhjetlokaleitali

Në fillim të muajit tetor në Itali do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për bashkitë e vendit, është dhe një shqiptar, 38-vjeçari Bledjan Beshiraj.

Ai është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, ku ka studiuar në universitetin shtetëror aty, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.

Është vetë ai që përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se do të jetë kandidat në Këshillin Bashkiak 5 në Milano.

“Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme” – shkruan Beshiraj.

Zgjedhjet lokale në komunat e rajoneve me status të zakonshëm do të zhvillohen në 3 dhe 4 tetor. Zgjedhjet u shtynë në muajin e vjeshtës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

bledjanbeshiraj bledjan-beshiraj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura