Zgjedhjet lokale, Meta: Ende asnjë marrëveshje PS-LSI, po negociojmë

Mar 2, 2015 | 10:45
SHPËRNDAJE

“Media gëzon të gjitha liritë për të anoncuar të gjitha lajmet që ajo ka mundësi të marrë apo edhe të vetëkrijojë, kështuqë me pak fjalë mund të them se nuk kemi ende marrëveshje jo për ndarjen e zonave sepse nuk ekziston ky koncept, por për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë. Ky është një proces i hapur dhe mjaft konstruktiv dhe s’ka nxitim kështuqë duhet të presim”,- tha Meta. 

Ndërsa për negociatat me PDIU-në, Meta është shprehur: “Nuk mund të flas për gjëra për të cilat nuk më takon të shprehem, deri tani nuk jam në dijeni të dickaje të tillë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura