Zgjedhjet, Julian Deda: Ja çmimet e votave në “restorantin” e LSI-së

May 22, 2015 | 16:04
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur Julian Deda, djali i Zef Dedës, njihet për mbështetjen të bërë publike tashmë për Partinë Demokratike. Por njëkohësisht ai është edhe anëtar i Këshullit Kombëtar të PD. Teksa në prag fushate, njerëzit e dinë se vota kërkohet të blihet, në një status në rrjetin social Facebook, Juliani ka zgjedhur të bëjë ironi me çmimet për vota të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Ai e krahason këtë parti politike me një restoprant, ku ofrohen gjellë të ndryshme në menu, krahas të cilave Deda ka vendosur edhe çmimet.

Ja postimi i plotë i Julian Dedës:

Mire se vini ne restorantin e LSI. 
Menu-ja per sot: 
Vote teke: 20-50 mije lek (ose 1 pale xhinse)
Vote dopio: 80 mije lek (ose 2 tharese flokesh gjysme-profesionale) 
Vote familjare: 250 mije lek (ose 1 lavatriçe dhe 2 pluhura lares) 
Vote fisnore me mbi 37 pjestare: 1 person nga fisi ne pune (te tjeret hane me leket e ketij qe u punesua) 
Nje gote uje e keni falas..! 
Flm qe zgjodhet restorantin tone..!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura