Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit/ Konfigurimi i ri i KZAZ-ve, ja si ndahen anëtarët mes mazhorancës dhe opozitës. PD-PS në garë për …

Jan 24, 2022 | 12:23
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste do të ketë tre anëtarë, ndërsa Partia Demokratike dy dhe Lëvizja Socialiste për Integrim një anëtar të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

kqz per partite

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve u mblodh këtë të hënë dhe miratoi projekt aktin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje të datës 6.3.2022”.

Ndërkohë në mesditë u vendos që do të hidhet shorti për anëtarin e shtatë të KZAZ-ve.
Ky anëtar i shtatë, sipas KQZ-së do të ndahet mes PD-së dhe PS-së.

Përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Marash Logu kërkoi që hedhja e shortit të bëhet sa më shpejt “sepse të shtunën komisioni Rregullator ka miratuar afatin që është dita e nesërme dhe është e nevojshme që partitë politike për anëtar e sekretar të procedojnë sa më shpejt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura