Zgjedhjet e pjesshme vendore, Balla: Të martën zyrtarizojmë kandidatin në bashkinë e Lushnjes! Ja kush është një nga emrat

Jan 28, 2022 | 19:16
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla bëri të ditur se të martën do të zyrtarizohet emri i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Lushnjes.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Krysisë së Partisë Socialiste, Balla u shpreh se ka nisur një konsultim i gjerë për përcaktimin e kandidatit në këtë bashki duke u nisur nga problematikat që janë hasur.

I pyetur nga gazetarët, Balla u shpreh se Eriselda Sefa është një prej emrat e propozuar për të kandiduar në bashkinë e Lushnjes, por ende nuk ka asnjë zyrtarizim.

Balla: Vendimmarrjet e PS-së janë vendimmarrje që i nënshtrohen proceseve konsultative në të gjithë territorin e vendit, në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Lidhur me kandidatët që PS do të garojë për zgjedhjet e kryetarit të bashkisë Lushnjë, gjej rastin të informoj publikun kemi zhvilluar një proces të thellë dhe të ngutshëm për shkak të kohës që kishim në dispozicion, konsultimi jo vetëm me strukturën e PS-së por kemi bërë këtë radhë një proces më të hapur edhe për shkak të problematikave të identifikuara në mbarëvajtjen e bashkisë së Lushnjës, ku kam përfshirë edhe shoqërinë civile, sipërmarrjen e Lushnjës, fermerë sepse bashkia e Lushnjës është një bashki që përbëhet nga qyteti i Lushnjës por edhe një numër i konsiderueshëm njësi administrative që janë në zonat rurale. Kështu që ky është një proces që ka vazhduar, i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij procesi ndërkohë që kam kërkuar që në ditën e parë që procesi pas një liste më të reduktuar t’i shtohet… i cili është edhe në këto momente duke u zhvilluar dhe besoj që të martën në mëngjes do të keni emrin për kandidatin.

A është Riselda Stefa një nga kandidatët?

Po është e vërtetë që është një prej kandidatëve por nuk dua të hyj në një prej emrave, e kam kërkuar vetë këtë. E kam një lloj strategjie duke qenë se jam drejtues politik në qarkun e Fierit dhe do doja që ky element sociologjik të përdoret edhe në rastin në fjalë.

A nuk ka një përplasje influencash në Lushnjë përderisa po vonohet kaq shumë emri?

Jo, përkundrazi ka aq shumë kandidatë që kanë hyrë në këtë proces dhe që unë për tyë qenë i saktë bashkë me kryesinë e partisë të përdorim këtë element. Nuk u përmbyll dot sot.

Sa kandidatë janë?

Nuk dua të hyj në numra. Kandidati i bashkisë Lushnje do të jetë një person që ka përgatitjen e duhur për të çuar përpara një sërë projektesh të mëdha. Të mos harrojmë që ne kemi filluar që në 1 janar të këtij viti që të bëjmë disa investime, që kanë të bëjnë me qytetin,  me atë që quhet përroi i Lushnjës që ka qenë njëlloj si Lana dikur por që Lana e Lushnjës do të jetë një projektet më të mëdha të atij qyteti, por edhe projekte dhe politika mbështetje të fermerëve të kësaj zone që është hambari i Shqipërisë.

A po bëni edhe filtra vettingu për kandidatët?

Ne kemi norma statutore të sanksionuara që në Kongresin e 29 shkurtit të vitit 2020. Kemi vendosur rregulla statutorë. Edhe në diskutimin në kryesi edhe kryetari Rama dhe kolegët natyrshëm që e kanë theksuar nevojën për të garantuar kandidatë që jo vetëm të kenë mbështetjen e publikut por të jenë kandidatura që personofikojnë qytetarinë dhe vlerat prej secilës prej bashkive. Në këtë këndvështrim mendoj se PS garon për t’i fituar të 6 bashkitë. Në rastin e Lushnjës, sigurisht që nuk vendoset në diskutim, por që në të gjitha bashkitë ne konkurrojmë për të fituar në Shkodër, për t’i dhënë mundësi Shkodrës dhe shkodranëve pas 30 vitesh PS për herë të parë

E keni zgjedhur emrin?

Jam drejtues politik në Lushnje dhe në Fier dhe në mekanizmin e përdorur për t’u konsultuar me shoqërinë civile, me fermerët, me strukturën e PS por edhe një konsultë më e gjerë; me popullin e Lushnjës.

Kur do të jetë emri zyrtarisht?

Të martën do të jetë

Sa kandidatë do përfshihen në anketim.

Do ta keni shumë shpejt ditën e martë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura