Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Qytetarëve që iu ka skaduar karta ID dhe kanë aplikuar ditët e fundit, i tërheqin edhe të shtunën

Mar 4, 2022 | 9:22
SHPËRNDAJE

karta id

Ministria e Brendshme thotë se janë marrë të gjitha masat që qytetarët, që kanë aplikuar për t’u pajisur me kartën e re të vlefshme biometrike, t’ju prodhohet me një afat të përshpejtuar, në funksion të zgjedhjeve lokale të 6 marsit.

Për aplikimet në 6 njësitë lokale ku do të mbahen zgjedhje ditën e dielë, ID kartat do të jenë gati deri ditën e shtunë, e mund të tërhiqen pranë zyrave të “Aleat”, që do të qëndrojnë të hapura.

Ministria thekson se ky proces vlen vetëm për 6 bashki, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë ku zhvillohet proces elektoral.

“Zyrat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët që tashmë kanë aplikuar, të kenë një mjet të vlefshëm identifikimi me të cilin të ushtrojnë të drejtën e votës”, tha ministria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura