Zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, shpallet fituesi i degës së Divjakës (Emri)

Apr 20, 2022 | 19:22
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të shpallura nga Komisioni i Rithemelimit në degën e PD-së në Divjakë.

Selia e Pd-godina

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, Komisioni bën të ditur se fituese është shpallur Elizabeta Rredhi e cila ka siguruar 59% të votave.

Njoftim i Komisionit të Rithemelimit:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Divjakë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Divjakë u shpall znj. Elizabeta Rredhi me 59% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura