Zgjedhjet e 25 prillit/ Yuri Kim takon Ardi Veliun: Më konfirmoi se ruajtjen e rendit publik para, pas dhe gjatë zgjedhjeve

Apr 19, 2021 | 17:04
SHPËRNDAJE

 

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar sot me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Yuri Kim-Ambasadorja-SHBA-30-vjetori

Në një postim në Twitter, Kim u shpreh se Vreliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, shkroi Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura