Zgjedhjet e 25 prillit/ PD i beson postin e rëndësishëm ish-deputetit Endri Hasa!

Mar 13, 2021 | 11:19
SHPËRNDAJE

Endri_Hasa_OfficePartia Demokratike i ka besuar postin e rëndësishëm ish-deputetit të Elbasanit, Endri Hasa.

Burime të Panorama.al bëjnë me dije se Endri Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit e Dixhitalizimit pranë PD-së.

Ky post i rëndësishëm i besohet ish-deputetit Hasa në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërkohë që ish-deputeti në fjalë nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet.

Partitë politike kanë nisur tashmë fushatën elektorale, teksa gjatë javës së kaluar publikuan edhe listat e kandidatëve për deputetë.

Deputeti Hasa ishte ndër ligjvenesit e PD-së qe goditi me vezë në Kuvend, kryeministrin Rama.

Endri-hasa-deputeti-PD-qellon-Ramen Endri Hasa qëllon me vezë Edi Ramën Endri Hasa qëllon me vezë Edi Ramën goditja-me-veze-Rames-endri-hasa2 goditja-me-veze-Rames-endri-hasa3 goditja-me-veze-Rames-endri-hasa4 goditja-me-veze-Rames-endri-hasa5 goditja-me-veze-Rames-endri-hasa6 goditja-me-veze-Rames-endri-hasa7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura