Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministria e Brendshme jep një njoftim të rëndësishëm mbi aplikimet për ID dhe pasaporta biometrike

Feb 27, 2021 | 9:38
SHPËRNDAJE

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

ap

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar. Apliko sot”, thuhet në deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura