Zgjedhjet e 25 prillit/ Ish-kreu i bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu drejtues politik i PD në Dibër! Zbulohet edhe emri për Beratin

Jan 20, 2021 | 12:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është caktuar nga Partia Demokratike për të drejtuar qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti caktohet në Berat.

xhelal-mziu-tomor-alizoti

Dibra është një nga qarqet më problematike, për shkak edhe të publikimeve të disa përgjimeve për manipulim të votave në zgjedhjet të parakohshme lokale në vitin 2017.

Kujtojmë se nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë, kurse në Lezhë u zgjodh ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku.

Ndërkohë Partia Demokratike ka caktuar drejtuesit politik edhe në Durrës, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Fier dhe Vlorë.

Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën, Partia Demokratike nuk ka caktuar ende drejtuesit e saj politikë, me të cilët do të garojë në prill.

1-Edmond Spaho, drejtues i Korçës
2-Mark Marku, drejtues i Lezhës
3-Edi Paloka, drejtues i Durrësit
4-Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit
5-Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit
6-Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës
7-Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës
8-Xhelal Mziu, drejtues ne Dibër
9-Tomor Alizoti, drejtues në Berat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura