Zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e PD, pjesëmarrje rekord krahasuar me 2013 dhe 2009

Jul 22, 2017 | 22:48
SHPËRNDAJE

Në zgjedhjet me një anëtar një votë, 22 korriku i 2017 do të mbetet një ditë që do të mbahet mend për PD-në, me një pjesëmarrje rekord anëtarësh në zgjedhjet për kryetarin e partisë.

20228586_1491477414208063_4888538151223738703_n

Sipas shifrave që dha Komisioni i operacioneve elektorale në PD këtë të shtunë, pas përfundimit të votimeve në të 12 qarqet e vendit, u bë me dije se kishin votuar 60 mijë anëtarë për garën mes Bashës dhe Selamit për drejtimin e PD-së.

Në zgjedhjet e vitit 2013, kur PD humbi zgjedhjet pasi ishte në pushtet dhe vendin e bashkëqeverisi në vijim Rama dhe Meta, pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarin e ri të PD ishte 41 mijë anëtarë.

Në garë atëherë ishte ish-kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, sot kryetari i vetëngrirë i PD, me rivalin e tij, ish-ministrin e Transporteve Sokol Olldashi.

Ndërsa në vitin 2009, Komisioni i Zgjedhje të PS-së, shpalli Edi Ramën fitues të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste ndaj kandidatit tjetër, Maqo Lakrori.

Sipas Genc Gjonccajt, kreut të komisionit zgjedhor në Partinë Socialiste atëherë, në zgjedhje morën pjesë 55.981 anëtarë të PS-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura