Zgjedhjet e 21 qershorit, Rama ironizon kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën

Apr 26, 2015 | 20:05
SHPËRNDAJE

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, duke publikuar një foto në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Foto e publikuar nga kryeministri Rama ne profilet e tij ne rrjetet sociale

Mbi foto Rama shkruan një thënie që sipas tij, është deklaruar nga Halim Kosova: “sporti është vaksina, unë jam ilaçi”. Këtë foto Rama e ka hedhur në rubrikën e tij “foto e ditës”, ndërkohë që me herët nuk kanë munguar edhe përplasjet në distancë mes kreut të qeverisë dhe kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura