UPDATE/ Kandidatët për kryetarë bashkishë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodhën për herë të parë bashkë në një takim pas zyrtarizimit të tyre nga partitë. Në orën 11:00, në sallën e vogël të Akademisë së Arteve, 55 kandidatët për kryetarë bashkishë, deputetët dhe ministrat e dy forcave politike u mblodhën për të marrë porositë e para nga krerët e partive të tyre dhe për të krijuar ndoshta shkrirjen më të madhe të ndodhur më parë mes dy partive.
Për herë të parë, kandidatët do të kenë zyra të përbashkëta elektorale, si kandidatë të mbështetur nga të dy forcat, ndërsa në shtabet e tyre elektorale do të jenë bashkë deputetët, ministrat dhe strukturat e këtyre partive. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku secila parti luftonte për të marrë vota për kandidatët e saj, në këto zgjedhje PS dhe LSI do të jetë e unifikuar në çdo veprim, në fushatë dhe në votim. Kreu i PS-së Edi Rama, gjatë fjalës së tij i ka mëshuar bashkëpunimit mes strukturave të të dy partive, duke shuar çdo pakënaqësi të krijuar nga ndarja e bashkive mes PS dhe LSI-së.
“Gati për një fitore shembullore të politikës së njerëzve me njerëzit e për njerëzit ndaj politikës së sherreve e shpifjeve”, shkroi Rama në adresën e tij në Facebook.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e PDIU-së, kryetarit të saj Shpëtim Idrizi dhe tre kandidatëve të saj për Bashkitë e Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Nga organizatorët kjo mungesë u justifikua me faktin se takimi i djeshëm kishte të bënte me organizimin mes dy partive të majta dhe jo gjithë koalicionit. Edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij ka kërkuar një aksion të përbashkët elektoral gjatë fushatës dhe ditës së votimit, duke i parë këto zgjedhje si zgjedhjet e koalicionit dhe jo të partisë së veçantë.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka kërkuar nisjen menjëherë nga puna të kandidatëve për kryetarë bashkish.
“Gjatë periudhës së ndërmjetme deri në regjistrimin zyrtar të kandidatëve dhe nisjes së fushatës, çdo kandidat duhet të shkelë territorin e tij për të njohur nga afër problematikat dhe duke i kthyer ato në program pune pas marrjes së mandatit”, mësohet të jetë shprehur Balla.
Pas takimit, i cili zgjati rreth 1 orë, zv.kryeministri Niko Peleshi tha se takimi kishte të bënte me unifikimin e kandidatëve të koalicionit të majtë.
“Ky ishte takimi i parë unifikues i 61 kandidatëve kryesorë. Mesazhi kryesor ishte unifikimi i kandidaturave jo si kandidaturë e një partie politike, por të një koalicioni të zgjeruar të PS, LSI dhe rreth 40 partive të tjera. Mesazhi i dytë ishte fakti se koalicioni ynë në këtë fushatë do të futet me frymë pozitive, larg toneve të ashpra politike dhe pranë toneve qytetare, duke bërë apel për transformim urban të bashkive, të cilat kanë dalë nga një reformë administrative që i fuqizon shumë dhe i krijon mundësinë për të marrë plane strategjike zhvillimi. Është një formacion kandidatësh ku dominon prezenca e zonjave, kemi mbi 15% zonja kandidate që do të kenë edhe mbështetjen e qytetarëve”, tha Peleshi.
Kandidatet e se majtes sipas qarqeve
QARKU SHKODER E majta
SHKODER Keti Bazhdari
PUKE Rustem Struga
VAU I DEJES Gjok Lleshi
MALESI E MADHE Tonin Marinaj
FUSHË ARRËZ Fran Tuci
QARKU DIBER
BULQIZE LSI- Melejm Damzi
DIBËR Shukri Xhelili
KLOS Valbona Kola
MAT Adelina Farici
QARKU KUKES
KUKES Hasan Halili – LSI
TROPOJË Rexh Biberaj
HAS Adem Lala
QARKU DURRES
DURRËS Vangjush Dako
SHIJAK Ardian Kokomani
KRUJË Artur Bushi
QARKU ELBASAN
ELBASAN Qazim Sejdini
LIBRAZHD Kastriot Gurra
BELSH Arif Tafani
PEQIN PDIU- Sajmir Hasalla
CERRIK LSI – Altin Toska
GRAMSH Luljeta Dollani
PERRENJAS Miranda Rira LSI
QARKU FIER
FIER Armando Subashi
ROSKOVEC Majlinda Bufi
PATOS Rajmonda Balili
LUSHNJE Fatos Tusha
DIVJAKE Fredi Kokoneshi
MALLAKASTER LSI- Shyqyri Kapllani
QARKU KORCE
KORCE Sotiraq Filo
MALIQ Gëzim Topçiu
BILISHT PS- I papërcaktuar
POGRADEC Diana Mile – LSI
KOLONJE LSI- Arben Malo
PUSTEC Edmond Themelko
DEVOLL I papercaktuar
QARKU BERAT
BERAT Petrit Sina – LSI
URA VAJGURORE Erjon Kerri
SKRAPAR LSI- Nersim Spahiu
POLICAN Adriatik Zotkaj
KUCOVE LSI- Selfo Kapllani
QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER Zamira Rami – LSI
DROPULL I papercaktuar
KELCYRE Klement Ndoni PS
LIBOHOVE Luiza Mandi PS
MEMALIAJ Durim Roshi PS
PERMET Gilberto Jaçe PS
TEPELENE Tërmet Peçi PS
QARKU VLORE
VLORË Dritan Leli PS
FINIQ I papercaktuar
HIMARE Gjergji Goro PS
KONISPOL Mimoza Arapi
SARANDE Floriana Koka PS
SELENICE Kasëm Cenaj LSI
DELVINE Rigels Balili- LSI
QARKU TIRANE
TIRANE Erion Veliaj
KAMEZ Safet Gjici PS
RROGOZHINË Beqir Nuredini PDIU
VORË Luan Sallaku LSI
KAVAJË Elvis Roshi PS
QARKU LEZHE
LEZHE Viktor Tushaj LSI
KURBIN I papercaktuar PS
MIRDITE Ndrec Deda
Aristir Lumezi
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al