TABELA E PLOTË/Zgjedhjet e 21 qershorit, partitë kandidojnë biznesmenë dhe mjekë. Ja profesionet e kandidatëve

Apr 21, 2015 | 18:14
SHPËRNDAJE

Lista e kandidatëve për kryetar bashkie përfshin një numër të madh profesionesh, ndër të cilët 11 mjekë, të cilën “Panorama” e ka botuar sot të plotë. Listën e kryeson kandiati i Partisë Demokratike për Tiranën, mjeku i njohur Halim Kosova, gjinekologu duke u ndjekur nga mjeku i një bashkie të rëndësishme siç është ajo e Vlorës, Dritan Leli i PS-së. Leli është mjek imazherist në Tiranë, ndërsa nuk mungojnë dhe specialitete të tjera mjekësh.

Igli Kokalari kandidati i PD-së për Bashkinë e Gjirokastrës është mjek kirurg, ish-drejtor i Shërbimit Publik në këtë qark, i shtohet listës së mjekëve që garojnë në 21 qershor. Numrin më të madh të mjekëve të këtë listë e mban Partia Demokratike.

Albert Kreçi që kandidohet nga Partia Demokratike, mjek në spitalin e Peqinit kërkon mandatin e kryetarit të Bashkisë në këtë qytet. Fadil Brazhda, neuropediatër do të garojë përballë Kastriot Gurrës për këtë bashki. Por listës së gjatë të kandidatëve nuk i mungojnë as biznesmenët.

Një biznesmen i rëndësishëm, Safet Gjici, aktualisht prefekt i qarkut të Kukësit, do të garojë për Partinë Socialiste në Bashkinë e Kamzës. Ai është president i klubit sportiv të Kukësit. Janë 14 biznesmenë në listën e kandidatëve, që vijnë kryesisht nga fusha e ndërtimit. Beqir Nuredini kandidati i PDIU-së për Bashkinë e Rrogozhiunës, është një biznesmen në fushën e reklamave. Edhe kryetarët aktualë të Bashkive Durrës e Kavajë kanë ardhur nga biznesi i ndërtimit….

ARISTIR LUMEZI

Listen e plote me profesionet e kandidateve i lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura