Zgjedhjet e 21 Qershorit, ja bashkitë që i kërkon PDK-ja, Partisë Demokratike

Apr 1, 2015 | 21:39
SHPËRNDAJE

Zgjedhjet e 21 Qershorit janë pranë dhe partitë politike janë përfshirë nga ethet e emrave të kandidatëve, koalicioniet, e ndarjet e paraelektorale.

Lulzim Basha me aleatet, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu

Pas takimit me aleatët e djathtë që kreu i opozitës zhvilloi këtë të mërkurë, Partia Demokratike njoftoi se Lulzim Basha do të zhvillojë negociata me krerët e partive të vogla deri më datën 6 prill.

Në një takim që pritet të bëhet ditën e enjte, PDK pritet të kërkojë 6 bashki në vend, ku të ketë kandidatët e saj në këto zgjedhje.

Burime të Panorama Online bëjnë me dije se partia e Nard Ndokës do të kërkojë në këto negociata me Lulzim Bashën bashkinë e Fushë Arrëzit, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Selenicës, Mallakastrës dhe Sarandës.

Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, u zgjodh deputet në 23 qershor nga listat e Partisë Demokratike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura