Zgjedhjet e 14 Majit, Meta: I vetmi që punon për prishjen e procesit është Edi Rama. Nëse dikush dëshiron të vërë dorë në kutitë e votimit, do ta shohë…

Jan 24, 2023 | 12:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta la folur për zgjedhjet e 14 Majit duke deklaruar se opozita do të marshojë drejt kutive të votimit.

Meta u shpreh se nëse dikush do të vërë dorë aty, do të përballet me reagimin. Ai theksoi se i vetmi që po punon për prishjen e procesit është Edi Rama.

“Ne jemi të përgatitur të marshojmë drejt kutive të votimit. Dëshiron dikush të vërë dorë aty, aty pastaj do ta shikojmë te kutitë e votimit. Më 25 Prill kutitë ishin mbyllur para se të hapeshin. Diheshin pazaret. Dihej edhe pse u shkel dhe u përdhos 5 qershor.

Ishte një marrëveshje e përbashkët e të dyve për atë rezultat që duhet të dilte.  Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës për një proces të rregullt. I vetmi që po punon për prishjen e tij është Edi Rama. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë. Ndryshim me çdo çmim”, deklaroi Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura