Zgjedhjet e 14 majit/ Lubonja: Siguria e Ramës është krimi i organizuar, por është e pakuptueshme pse ka nevojë të shkelë ligjin me pensionistët kur beson që do fitojë

Mar 31, 2023 | 7:36
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se siguria që ka kryeministri Edi Rama që do të fitojë zgjedhjet, është krimi i organizuar.

Capture-203

Komentet Lubonja i bëri në emisionin “Open” në News 24, ku tha se e shikon të paarsyeshme që Rama shtron rrugë dhe shkel ligjin me pensionistët duke ju dhënë bonuse përpara zgjedhjeve, kur është i bindur te fitorja.

Ai tha se qeverisja e Ramës është një regjim punist, që sa më shumë qëndron në pushtet, më shumë forcohet.

Pjesë nga biseda:

Lubonja: Siguria e Ramës nuk kuptohet, pse paska nevojë ai të fillojë të shkelë ligjin me pensionistët e duke shtruar rrugë nëse është kaq i sigurtë. Ka një paradoks këtu. Ai kërkon të sigurohet në mënyrë sa më të fortë duke përdorur të gjithë këto mjete, fitorja vjen nga këto. Në regjimet putiniste sa më shumë të rrish në pushtet, më shumë forcohesh. Ja kanë futur me ndërtime prapë. Pyetja është se kush është ky popull që të voton prapë edhe kur ndërton dhe ia fut pallatet në shtëpi. Siguria e Ramës është te krimi i organizuar që pastron paratë, ligjet që ka bërë, etj. Siguria e Berishës është se ka nevojë të krijojë një lloj entuziazmi dhe të ngrejë elektoratin.

Baçi: Ka pamundësi të opozitës për të qenë bashkë. Rama dha për Kodin Zgjedhor që janë kinezëri, shkon në parlament kur do. Nuk ka asnjë nen që thotë se bën komisione kur të dojë dhe kur jo. Faji i opozitës është se në këtë moment jo vetëm që nuk u bashkua, por është ndarë më shumë se sa ishte para 2 vitesh. Jemi përballë një situate absurde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura