Zgjedhjet e 14 Majit/ Lefter Gështenja në Panorama TV: Nëse opozita nuk unifikohet, do të kemi një 6 Mars të dytë. Zero kushte për kandidatët e primareve që garojnë me siglën e PD-së

Mar 17, 2023 | 22:39
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka folur në Panorama TV për zgjedhjet e 14 Majit dhe kandidatët që PD do të paraqesë në këtë proces.

Capture

Ai u shpreh se në rast se PD nuk del me një kandidat të përbashkët, rrezikojmë të përballemi me një rezultat të ngjashëm me atë të zgjedhjeve të 6 Marsit. Gështenja theksoi se grupimi i ALibeajt e ka dorën e shtrirë për kandidatët e primareve që duan të futen në garën me siglën e PD-së.

“Nëse nuk do dilet me një kandidat do të kemi një 6 mars të dytë dhe nuk do të ketë rëndësi kush është fajtori. Kjo nuk do të ketë asnjë vlerë përpara asaj që opozita do të jetë e humbur. Bardhi dhe Alibeaj ka bërë ftesa të hapura për kandidatët. Unë nuk mund të kuptoj që Igli Cara të mos kandidojë në siglën e PD-së, por në siglën e ndonjë partie tjetër. Igli Cara është vlerë edhe për socialistët e ndershëm durrsakë. Do të pranojë të garojë me një sigël tjetër. Unë jam i pari që kundërshtoj nëse kandidatët pranojnë të kandidojnë në sigflën e PD. Nëse ata pranojnë.

Kemi rastin e Prrenjasit. Është një djalë fantastik doktor. Ardian Zeneli. Ndërkohë që nga rithemelimi kemi ish deputetin e LSI-së. Kushdo që fiton këtë bashki e merr një kandidat i majtë. Ne nuk kemi vënë asnjë kusht për kandidatët që pranojnë të garojnë në siglën e PD-së. Ne kemi përballë Edi Ramën, nuk kemi përballë njëri tjetrin. Për sa kohë vazhdojmë këtë përplasje i lëmë fushë të lirë Edi Ramës”, deklaroi ai.

Gështenja u shpreh se në garë do të shkojnë për të fituar sa më shumë bashki. “Në garë shkohet për të fituar. Unë do të thoja që për sa kohë që jo vetëm unë por gjithë grupi ku unë bëj pjesë, ne po bëjmë ftesa. Kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Për sa kohë nuk po e gjejmë një zgjidhje tjetër, dhe një rezultat pozitiv nuk di të them se mund të jesh përgjegjës edhe për këtë. PD duhet të futet me çdo çmim dhe kusht në zgjedhjet vendore. Ka kohë për të dalë me një kandidat. Do të ishte një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët për të pasur një opozitë reale që të jetë fituese në zgjedhjet vendore”, tha Gështenja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura