Zgjedhjet, Dule ankohet tek OSBE-ODIHR: Pati blerje votash dhe retorikë nacionaliste

Jul 1, 2015 | 19:57
SHPËRNDAJE

Kreu o PBDNJ-së, Vangjel Dule zhvilloi një takim sot me përfaqësues të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR.

Kreu i PBDNJ-së, Dule me përfaqësuesin e OSBE-ODIHR, Bruce

Ai u takua me Endrju Brus, përfaqësuesin e këtij misioni. Dule foli për problematikat e zgjedhjeve të 21 qershorit, ku sipas tij u konstatuan precedentë antiligjorë duke patur përballë struktura qeveritare si dhe struktura shtetërore  të cilat u implikuan në këtë proces.

Fakte, si blerja masive e votës, retorika ekstreme nacionaliste, mos përputhja e vulave të sigurisë  si dhe shkeljet  të tjera flagrante që sollën diferenca  të theksuara midis votave për kryetar dhe atyre për këshillë, çuan tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve, theksoi Dule. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura