Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron ligj për votimin e detyrueshëm nga qytetarët

Nov 26, 2022 | 12:55
SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmeruar se votimi i detyrueshem i qytetareve shqiptare mund te sanksionohet me ligj. Kjo per arsye te minimizimit te fenomenit te shit-blerjes se votes, tha ai. 

Sali Berisha live facebook

Sali Berisha: Unë mendoj se ajo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme e ne do bëjmë gjithçka për votimin e emigracionit dhe diasoprës.

Sikundër do bëjmë gjthcka për votimin e detyrueshëm të qytetarëve shqiptarë.

Detyrimi për të marrë pjesë në votim është detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore qytetarët.

Vende që kanë pasur problem me blerjen e shitjen e votës e kanë vendosur këtë ligj e ky ligj ka pasur sukses në minimizimn e këtij fenomeni.

Ne do bëjmë çmos që qytetarët shqitparë për shkak të blerjes masive me narko euro të votës të mund të votojnë detyrimisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura