Zgjedhjet, auditi në KQZ: Për dy javë janë shtuar 600 persona në Bashkinë Kavajë, me firmën e Elvis Roshit. Kosovrasti: Rama ta shkarkojë

May 28, 2015 | 17:25
SHPËRNDAJE

Pas kryebashkiakut të Durrësit, në KQZ është denoncuar edhe kreu aktual i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Auditët paraqitën një raport në të cilin thanë se kishin konstataur një shtesë të rreth 600 qytetarëve në dy javët e fundit nga Tirana dhe Rrogozhina.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbledhja e sotme

“Nga Tirana, Rrogozhina, komuna Lekaj, kishte edhe disa nga Durrësi…Lekaj e kap Rrogozhina nuk e kap Kavaja,,janë prurje të reja në bashkinë Kavajë jashtë zonës zgjedhore, 170 veta nga Rrozgoshina, 190 veta nga Tirana…

këto kontrata janë të firmosura nga kryetari i bashkisë me firmë dhe me vulë. me të njëjtin destinacion, ndryshon vetëm emri dhe sipërfaqja në varësi të frymëve.

Duke marrë fjalën, Niazi Kosovrasti tha: “Mbas atij të Durrësit është rasti i dytë, ky i Kavajës s’ka dashur t’ja dijë për asjgë. Ky në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore që e rregullojnë lëvizjen e qytetarëve s’ka respektuar asnjë akt…janë transferime që janë të gjtha me të njëjtën filozofi”.

Sipas Kosovrastit, kjo është “një lojë e rrezikshme që kryetari i Kavajës Elvis Roshi të shtojë për zgjedhjet e 21 Qershorit 595 votues të tij”.

Ai tha se Roshi është në shkelje të rëndë të ligjit dhe i kërkoi KQZ që ta thellojë hetimin për këtë çështje dhe që t’i drejtohet Kryeministrit që t’i kërkojë shkarkimin nga detyra të kryetarit aktual të Bashkisë Kavajë, duke iu referuar Kushtetutës. Të bëhet edhe kallëzimi penal për Roshin tha Kosovrasti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura