Zgjedhje në veri, Haradinaj thirrje qytetarëve: Dini dhe votoni masivisht!

Apr 8, 2019 | 16:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të katër komunave veriore që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e tyre.

Në një postim në facebook, Haradinaj ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa shkruan: Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.

1533310742_ramushharadinaj

Postimi i plotë:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura