“Zgjedhja e Trump kërcënim për marrëdhëniet me SHBA”. Deklarata e Ramës në AP dhe New York Times

Apr 8, 2016 | 12:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë dje nga Kosova, kur tha se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA do të ishte një kërcënim për marrëdhwniet mes dy vendeve. 

Deklarata e tij ka marrë edhe vëmendjen e Associated Press dhe New York Times gjatë ditës së sotme. 

Shkrimi i plotë

Më pak se një javë para se të vizitojë Uashingtonin, kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se nëse do të zgjidhet President kandidati republikan Donald Trump do të jetë një kërcënim për vendin e tij dhe për lidhjet dypalëshe SHBA-Shqiptari.

shkrimi i NYT

Duke folur në një emision televiziv të enjten në mbrëmje, në një televizion privat të Kosovës Klan Kosova, Rama tha se zgjedhja Trump do të sillte “dëme të mëdha” për SHBA-të dhe gjithashtu të jetë “një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.”

“Donald Trump është një kërcënim për Amerikën dhe, pa dyshim, një kërcënim për lidhjet shqiptaro-amerikane,” tha ai.

Rama ishte në Kosovë, dy shtete fqinje me popullsi me shumicë shqiptare, për të marrë pjesë në një ceremoninë e Presidentit të ri Hashim Thaçim këtë të premte.

Rama tha se ai nuk e kishte fjalën për republikanët, por për një “karakter që ka ngjallur shqetësim” tek disa republikanë, aq sa ata tani duan të votojnë për Hillary Clinton.

Rama, i cili është gjithashtu kreu i Partisë Socialiste në qeverisje, do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, ku ka planifikuar të takohet me presidentin Barack Obama dhe zv.presidentin Joe Biden.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura