Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Kryeministri Hoti zbulon hapin e radhës: Së shpejti do të organizohet…

Dec 3, 2020 | 15:12
SHPËRNDAJE

Një tryezë me të gjitha partitë politike pritet të mbahet së shpejti në Kosovë lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. 

hoti

Kryeministri Avduallah Hoti bëri me dije se  “Duhet të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese. Shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim që të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”.

“Secila prej partive duket se ka qëndrime të caktuara. Nuk jemi ulur në tryezë të partive politike parlamentare për të parë nëse ka vullnet që të zgjidhet presidenti dhe nëse ka vullnet, atëherë cilat janë propozimet e partive. E dimë propozimin e AAK-së, tash po duket edhe të PDK-së. Besoj që ditëve të ardhshme organizohet kjo tryezë dhe të shohim se si mund të shkojmë përpara”, vijon ai.

Kujtojmë që më herët është vetofruar si kandidat për kreun e shtetit ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Hoti ka bërë një koment edhe për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, teksa shprehet:  “Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ju e dini qëndrimin tonë që e kemi pasë standard. Çfarëdo vendimi që del nga ajo gjykatë do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura