Zgjedhja e Presidentit të PPE, PD me tre deputetë në delegacion, por vetëm Jorida Tabaku ka të drejtë vote

May 26, 2022 | 14:30
SHPËRNDAJE

Jorida tabaku-vokshi-kelliciSituata e trazuar në Partinë Demokratike pritet të jetë temë diskutimi në takimin që do të zhvillojnë Partitë Popullore Europiane më 31 maj në Roterdam.

Gazeta Panorama.al ka zbardhur më herët axhendën e takimit dhe listën e të ftuarve nga radhët e Partisë Demokratike.

Mësohet se PD do të përfaqësohet në këtë mbledhje të rëndësishme të PPE-ve nga Jorida Tabaku e cila ka marrë ftesën si nënkryetarë e Partisë Demokratike, Albana Vokshi si kryetare  e Lidhjes së Gruas së PD-së, po ashtu dhe nga deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së.

Mësohet se nga tre deputetët e ftuar për të qenë pjesë e mbledhjes së Partive Popullore Europiane, vetëm  Jorida Tabaku ka të drejtë votë në këtë mbledhje të rëndësishme të partive si motra të PD-së.

Ndërkaq, mësohet se dy deputetët të tjerë të pozicionuar në krah të “Foltores” dhe Sali Berishës kanë marrë ftesë për të qenë prezent në këtë takim, por ata nuk kanë të drejtë vote.

Ndërkohë, në Roterdam pritet të zgjidhet Presidenti i PPE-së ku kandidat është Manfred Weber, aktualisht kryetar i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian dhe deputet i CSU në Gjermani. Ndërkohë, ditën e dytë të Kongresit do të zgjidhen sekretari i përgjithshëm dhe zëvendëspresidentët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura