Kryeprokurori/ ‘I lutem shumë Lulzim Bashës’, Rama tjetër thirrje kreut të PD, i kujton përgjegjësinë

Dec 11, 2017 | 15:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot një tjetër ftesë për opozitën për gjetjen e mirëkuptimin në zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm.

rama

Ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se, Rama, kerkoi nga opozita te eksplorohet cdo mundesi mirekuptimi, duke theksuar se ‘Nëse opozita nuk tregon interes për vendin në këtë moment ne do të zgjedhim prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë’.

“Përfitoj nga rasti ti drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar cdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të prokurorit të përkohshëm, ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën për ta zgjedhur prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu si kishim mundësinë të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitë dhe nuk e shfrytëzuam atë në emër të dickaje më të madhe që është interesi kombetar, sot përsëri ne jemi me syrin e momentin jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik”- tha Rama.

Ai theksoi me tej, se ‘Sot përsëri ne jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentin, jo me qëllime të tjera, përpos qëllimit strategjik të vendit tonë, i cili është në radhë të parë për çeljen e negociatave. Unë besoj se nëse ka vullnet apo largpamësi, ne mund ta bëjmë një proces bashkëpunimi. Jemi më afër se asnjëherë për çeljen e negociatave për anëtarësim. Deri në sekondën e fundit duhet të bëjmë progres. Natyrisht që negociatat nuk varen vetëm nga Shqipëria. Konjukturat politike në çdo vend kanë peshën e tyre kanë rolin e tyre, por duhet të jemi të kënaqur që presidenti i këshillit evropian ishte i gatshëm për çeljen e negociatave. Nëse opozita nuk tregon interes për vendin në këtë moment ne do të zgjedhim prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, por duhet të luftojmë deri në fund për të arritur një marrëveshje. Opozita mund të vazhdoj në ato kauza që ajo i quan të drejta në luftën e saj kundër qeverisë. Mund të vazhdoj debatin politik të ditës së ta dojë në shqip, por kur bëhet fjale për anglisht, duhet të bëhemi të gjithë një”.

Me tej, Rama sqaroi ftesat e vazhdueshme:

Nuk rresht deri në sekondën e fundit ftesën për opozitën të bëhet pjesë e procesit, se nuk mundet dot që avazi të fillojë gjithnjë nga e para sa herë flitet për zbatimin e reformës, nuk ka mundësi që as ne, SHAB dhe BE të mos lexojnë dot ligjin ashtu si duhet dhe vetëm opozita na qenka në gjendje të bëjë leximin e duhur, është e qartë, njerëzit e kuptojnë shumë mirë, por koha, momenti strategjik i vendit është i tillë që duhet tu japë kolegëve tanë në opozitë arsye për të kapërcyer mbi vetveten dhe për të bërë për Shqipërinë ata që ka nevojë sot.

Ne fund, Rama e mbylli fjalen me kete mesazh te qarte: I lutem shumë Lulzim Bashës ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë të gjithë përgjegjësinë e udheheqjes së opozitës në drejtimin e duhur që është celja e negociatave, janë proces i gjatë, sa më shpejt të celen aq më mirë është dhe për cdo forcë që aspiron të qeverisë këtë vend duke qene sot në opozitë.

***

Kryeprokurori/ PS i ben ftese prokuroreve 

manja

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar. Në nisje të mbledhjes kreu i grupit, Balla ka ftuar kryetarin e Komisionit të Ligjeve të japë të gjithë detajet për çështjen e shumëdiskutuar të kryeprokurorit.

“Ftoj zotin Manja të japë për deputetet informacion të detajuar për procedurën e ndjekur për prokurorin e përgjithshëm”- tha ai.

Pas kësaj e ka marrë fjalën, Manja, duke iu referuar ligjit dhe kushtetutës ka folur për përfundimin e fatit normal 5 vjecar të kryeprokurorit të Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Ulsi Manjës

U bëj thirrje  të gjithë prokurorëve që deri në 12 të bëhen pjesë e kësaj gare  ne na intereson ermi, por na intereson që të zgjidhet prokurori i ri i përgjithshëm. Na duhet një prokuror me integritet.  Sipas rregullores së parlamentit, thotë që duhet caktuar me vendim, dhe do të miratohet me shumicë të thjeshtë.  Lidhur me një propozim për Vettingun, a do ta kalojnë kandidatët apo jo? As kushtetuta dhe as ligji nuk e ka të përcaktuar kalimin Ai do ti nënshtrohet Vettingut, ashtu si gjithë të tjerët. Kësaj çështje i ka dhënë përgjigje ligji dhe kushtetuta. Nuk kemi tendencë që të kapim asnjë organin kushtetues, por jemi për të zgjedhur prokurorin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura