Zgjedhja e kryeprokurorit/ Pas ambasadorit të SHBA, reagon edhe BE

Dec 7, 2017 | 16:16
SHPËRNDAJE

Pas reagimit të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë për zgjedhjen e Kryeprokurorit në vendin tonë, vjen edhe reagimi zyrtar i delegacionit të Bashkimit Europian.

vlahutin-768x552

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”- thuhet ne reagimin e BE.

Vetëm pak më parë, ndërkohë që vijon debat i ashpër për cështjen e kryeprokurorit, ndërhyri me një reagim ambasadori Lu, duke theksuar se “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura