Zgjedhja e kreut të ri të KLSH/ Bujar Leskaj, në zyrën e Presidentit Meta. I dorëzon detyrën

Jul 6, 2020 | 12:51
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.meta leskaj

Presidenca ben me dije se kreu i shtetit e falenderoi Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Leskaj nga ana e tij falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

Kujtojme se vetem nje seance me pare, Kuvendi i Shqiperise miratoi me shumice votash kandidatin e presidentit Meta, Arben Shehu per kreun e KLSH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura