Zgjedhja e krerëve të degëve nga Komisioni i Rithemelimit/ Përfundon procesi i numërimit në Belsh. Ja kush është fituesi (EMRI)

Apr 24, 2022 | 19:26
SHPËRNDAJE

Komisioni i Rithemelimit njofton se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri në degën e Belshit.

zgjedhjet pd

Bëëhet me dije se pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar është zgjedhur Dritan Cani me 94% të votave.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Dega Belsh.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Belsh u shpall z. Dritan Flamur Cani me 94% të votave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura