Zgjedhja e Idrizit në Kuvend, Athina shfryn ndaj Tiranës: Nuk ndihmon për fqinjësinë e mirë

May 22, 2015 | 17:30
SHPËRNDAJE

Athina zyrtare ka reaguar ashpër paraditen e sotme lidhur me votimin si nënkryetar të Kuvendit të kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Deklarata e Ministrise se Jashtme greke

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandini Koutra tha në një konferencë për shtyp se kjo zgjedhje nga Parlamenti shqiptar nuk ndihmon për fqinjësinë e mirë. 

“Zgjedhja e personave që ndjekin perceptime irredentiste, të lidhura direkt me të kaluarën e urryer fashiste dhe naziste, në pozicionet më të larta të shtetit, nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin, stabilitetin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të Europës Lindore dhe nuk kontribuon në perspektivën europiane të Shqipërisë”, tha zedhenesi. 

Zgjedhja e Idrizit u pasua dje me doreheqjen e nenkryetarit tjeter te Kuvendit, Vangjel Dule.  

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Socialiste dhe ka dalë përfundimisht nga koalicioni opozitar.

Pasi mori 3 bashki ku ka vendosur kandidatët e saj, PDIU mori dje edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit për kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura