Zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, zëdhënësi i Presidentit tregon hapin e radhës, Meta i drejtohet Venecias për …

Jan 21, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, lidhur me shkeljet kushtetuese për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

tedi blushi

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”,
shkruan Presidenti Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura